• Home
  • La Liga
  • Bale kthehet në një mister, tifozët të shqetësuar nga fotografitë e fundit

Bale kthehet në një mister, tifozët të shqetësuar nga fotografitë e fundit

Gareth Bale është kthyer në qendër të vëmendjes. Edhe pse nuk po luan me Real Madrid, uellsiani ka arritur të kthehet “protagonist” pas disa postimeve të bëra nga Los Blancos në kanalet zyrtare të klubit.

Gjithçka për faj të… muskujve të tij, që duket se ka ndryshuar shumë në krahasim me pak kohë më parë. Siç ka vënë në dukje Daily Mail, tifozët e Real Madrid kanë vënë re në Twitter një transformim të fizikut të lojtarit.

Në fakt, Bale duket se ka humbur masën muskulore në këmbë. Dikush ka provuar ta shpjegojë duke thënë se Bale mund të ketë qenë i sëmurë. Të tjerë kanë shkruar se do të ketë më pak dëmtime duke patur më pak muskuj.

Gjithsesi, uellsiani dhe forma e tij mbeten një mister. Të shohim nëse do të ketë përgjigje zyrtare në lidhje me këtë. Ndoshta ka qenë vetëm një fotografi që ka “dalë keq”…

Leave A Comment