• Home
  • Kupa e Botës
  • Balotelli ‘thërret’ Italinë para ‘play-off’-it të Botërorit: Do të vija në këmbë nga Turqia

Balotelli ‘thërret’ Italinë para ‘play-off’-it të Botërorit: Do të vija në këmbë nga Turqia

Italia në “play-off”-in e Botërorit edhe për shkak të dështimit të sulmit blu. Një “asist” që Mario Balotelli nuk mund ta humbte kot: “Mancini më tha qartë se çfarë do nga unë për t’u kthyer në kombëtare. Nëse do të jem mirë, pse të mos më thërrasë”. Këto janë fjalët e sulmuesit të Adana Demirspor, i munguar prej më shumë se tri vitesh në kombëtaren axurre, por që shpreson për një derë të hapur në “play-off”-in e marsit.

Jo se në Turqi, Balo po bën kërdinë. Për momentin, 13 paraqitje të shoqëruara me 5 gola dhe dy asiste në skuadrën (e cila stërvitet nga Vincenzo Montella që nga shtatori) që lundron në mesin e tabelës së Superligës. “Do të ishte ëndërr të më thërrisnin në mars, do të shkoja në këmbë nga Turqia. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Mancinin”, – shpjegon 31-vjeçari për “Twitch OcwSport”.

Leave A Comment