• Home
  • La Liga
  • Barça nuk dorëzohet, Laporta zbarkon në Madrid për të zhbllokuar situatën e Morata

Barça nuk dorëzohet, Laporta zbarkon në Madrid për të zhbllokuar situatën e Morata

Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga objektivi i madh për sulmin. Konfirmimi i mëtejshëm vjen nga agjenti i futbollistit spanjoll, Juanma Lopez. Intensifikimi i negociatave ka ardhur këto orë me vizitën e presidentit Joan Laporta te “colchoneros”. Siç raportohet nga programi spanjoll “El Chiringuito de Jugones”, numri një i Barcelonës, mbrëmjen e djeshme ka fluturuar drejt Madridit për të tentuar personalisht të zhbllokojë negociatat.

Me këtë “mësymje” po merret edhe agjenti i sulmuesit, aktualisht i huazuar te Juventusi. Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje mes dy klubeve për formulën dhe kostot e transferimit, megjithatë po punohet fort në këtë drejtim, pasi vetë Morata duket i vendosur të kalojë në “Camp Nou”.

Ndërkohë, Adama Traoré është në Barcelonë. Anësori ofensiv ka mbërritur me fluturim nga Dubai dhe në këto minuta po kryen ekzaminimet mjekësore. Më pas do të firmosë me Barcelonën, e cila ka arritur marrëveshje me Wolverhampton për huazimin e tij, me të drejtë blerjeje 30 milionë euro.

Lojtari, për t’u veshur blaugrana, ka pranuar një shkurtim të rëndësishëm rroge, për të qenë brenda parametrave të klubit katalanas.

Leave A Comment