• Home
  • La Liga
  • Barça tërhiqet nga gara për Kessie, në Spanjë zbulojnë arsyen

Barça tërhiqet nga gara për Kessie, në Spanjë zbulojnë arsyen

E ardhmja e Franck Kessie nuk do të jetë te Barcelona. Këtë e ka zbuluar e përditshmja katalanase Sport, gjithmonë shumë afër klubit blaugrana.

Barcelona mësohet t’i ketë ofruar mesfushori 5 milionë euro neto në sezon, një ofertë që është konsideruar shumë e ulët nga lojtari që nga Milan ka marrë një ofertë më të lartë, prej pothuajse 6 milionë eurosh në sezon (edhe kjo e refuzuar).

Sport ka folur për kërkesa të ekzagjeruara nga ana e lojtarit për një klub si Barcelona, që i është dashur të marrë masa të rrepta për të limituar shpenzimet për rrogat e lojtarëve dhe që në këtë moment ka te mesfusha pikën e saj më të fortë.

Kështu, nëse do të bëhen disa shkelje të rregullave, kjo do të ndodhë vetëm për repartet e tjerë.

Leave A Comment