• Home
  • La Liga
  • Barcelona, 3 sulmuesit e rinj në listën UEFA: ja kush është i përjashtuari i madh

Barcelona, 3 sulmuesit e rinj në listën UEFA: ja kush është i përjashtuari i madh

Do të jetë Dani Alves i përjashtuari i madh nga lista UEFA e Barcelona-s për Europa League. Mbrojtësi brazilian, sipas AS,  do të mungojë në sfidën kundër Napoli-t, duke parë se katalanasit mund të regjistrojnë vetëm 3 lojtarë të rinj në listë dhe ka zgjedhur 3 përforcimet e jana rit: Pierre Emerick Aubameyang, Adama Traore dhe Ferran Torres.

Xavi ka privilegjuar pozicionet sulmuese, i vetëdijshëm se skuadrës i duhet ekuilibër dhe një gol nëse do të bëjë diferencën në Europë. Trajneri ia ka shpjeguar brazilianit arsyet e përjashtimit.

Domosdoshmëria për të zgjedhur listën e sulmuesve vjen edhe nga dëmtimi i Ansu Fati, i cili do të qëndrojë larg fushave për 10 javë dhe nga përjashtimi i mundshëm nga ekipi i Ousmane Dmebele për pjesën tjetër të sezonit.

Ndër të tjera, bluagranat nuk do të kenë në dispozicion as të rinjtë Ferran Jutgla dhe Ez Abde, të cilët nuk mund të regjistrohen në listën B sepse nuk kanë luajtur akoma për dy vite në formacionin e Barçës.

Leave A Comment