• Home
  • La Liga
  • Barcelona arrin marrëveshjen me yllin e Premier, por në fillim duhet larguar Dembele

Barcelona arrin marrëveshjen me yllin e Premier, por në fillim duhet larguar Dembele

Pasi ka hequr dorë nga Alvaro Morata, Barcelona vazhdon kërkimet për t’i dhuruar Xavi-t një numër të ri 9 për sulmin.

Dhe duket se ka arritur marrëveshjen ekonomike me Pierre-Emerick Aubameyang deri qershorin e ardhshëm.

Arsenal-i është i gatshëm që ta lërë të lirë të largohet me huazim.

Megjithatë, para se ta mbyllin operacionin blaugranat duhet të largojnë Ousmane Dembele, i nxjerrë në shitje prej disa ditësh tashmë.

Lajmi është dhënë nga gazetari Gerard Romero, gjithmonë shumë i informuar mbi çështjet e Barcelona-s.

Leave A Comment