• Home
  • La Liga
  • Barcelona e tij luan ndaj Napolit, por Xavin e përndjek diçka tjetër: Kur dëgjoj atë muzikë çmendem…

Barcelona e tij luan ndaj Napolit, por Xavin e përndjek diçka tjetër: Kur dëgjoj atë muzikë çmendem…

Xavi Hernández nuk e ka fshehur zemërimin e tij për të mos qenë në Ligën e Kampionëve, por e ka bërë të qartë se motivimi për Ligën e Evropës është maksimal, mbi të gjitha për dy arsye. Së pari, sepse triumfi final do t’i lejonte katalanasit të kualifikoheshin në Champions League për edicionin e ardhshëm dhe, së dyti, sepse Barcelona ende nuk e ka këtë titull në vitrinë.

Trajneri blaugrana, të cilit i është dashur të përballet me pyetjet për Messin, PSG-në dhe Mbappe, e ka kuptuar se këto 100 ditë në krye të skuadrës kanë qenë si 100 vite për shkak të intensitetit të gjithçkaje që ka përjetuar. Së fundi, ai ka paralajmëruar për cilësinë e Napolit.

Alves – “Tashmë kam thënë se kam qenë i padrejtë ndaj Danit, kam vendosur më shumë për pozicionin sesa për performancën”.

Formacioni – “Mund të ketë ndryshime…, është e vështirë për një lojtar të durojë këtë kalendar kaq impenjativ”.

Ana emocionale – “Derbi ishte një ndeshje për t’u fituar. Luajtëm mirë, jo shkëlqyer, por këto janë gabimet tona. Ne ishim më mirë dhe mund të kishim fituar”.

Ndeshja e fundit në Kupën UEFA – “Mbaj mend që Kupa UEFA (sot Liga e Europës) ishte shumë e vështirë. Ne nuk e kemi fituar këtë trofe, ndaj është një tjetër motivim. Ishte Barça e Ronaldinhos, Luis Enrique, unë isha në atë ekip… Nuk arritëm në finale. Jam shumë i motivuar, edhe lojtarët. E kam thënë tashmë: zemërohem kur dëgjoj muzikën e Champions League dhe të mos jem aty, por kjo eksperiencë duhet të na bëjë më të fortë”.

Fernando Torres – “Jam shumë i lumtur. Më pëlqen si ‘9’ ose anësor. Nënshkrim i shkëlqyer, profesionist, do të na ndihmojë shumë, pa dyshim”.

Liga e Evropës – “Për ne është një mundësi për të treguar se mund të konkurrojmë në Evropë. Është një mundësi për të hyrë direkt në Ligën e Kampionëve. Liga e Evropës nuk është nivel i Kategorisë së Tretë. Kampionët e fundit janë shumë të mirë, Villarreal, Seville…”

Dembele në formacion – “Do të varet nga ajo që do të shoh në stërvitje. Derbi ndaj Espanyolit shkoi shumë mirë, gjeneroi raste…”

Napoli – “Skuadër kompakte, trajner me përvojë, e mësuar ta mbrojë topin, por edhe mbrohet mirë. Është një grup kampionësh”.

Kritika për Messin – “Është normale të jesh te PSG dhe ta kesh emrin Messi. Nëse humbet penalltinë e vetme të ndeshjes, është normale që të kesh kritika. I uroj atij më të mirën. Për mua do të jetë gjithmonë më i miri në botë”.

PSG – “Unë nuk jam këtu për të analizuar të tjerët. Ditën që do të luajmë kundër PSG ose Real Madridit, do të flas për to. Kundërshtari i nesërm është Napoli”.

Mbappe – “Më pyesni për lojtarët e mi, jo për Mbappe”.

Leave A Comment