• Home
  • Champions League
  • Barcelona luan “për jetë a vdekje”, a do ta mëshirojnë Lewandowski me shokë?!

Barcelona luan “për jetë a vdekje”, a do ta mëshirojnë Lewandowski me shokë?!

Barcelona e Xavi-t po ndjek kualifikimin në 1/8 finale të Champions League, duke sfiduar sonte Bayern Munich si mysafire. Bavarezët janë tashmë të sigurt për kalimin e turit dhe vendin e parë në Grupin E, në xhiron e 6-të të fazës së grupeve.

Gjermanët kryesojnë grupin me pikë të plota (15), ndërsa katalanasit aktualisht janë të dytët në renditje me 7 pikë, falë 2 humbjeve, 2 fitoreve dhe një barazimi. Atyre iu duhet fitorja sonte për të qenë të sigurt që nuk do të parakalohen nga Benfica, aktualisht e 3-ta me 5 pikë dhe e angazhuar me Dinamon e Kievit.

Në 10 ndeshjet e mëparshme të kompeticionit më të mirë europian, bilanci është dukshëm në favor të bavarezëve, të cilët deri më tani kanë marrë 7 fitore kundrejt 2 fitoreve të Blaugranëve dhe vetëm një barazimi. Në veçanti, Bayerni ka fituar tri ndeshjet e fundit, duke krijuar serinë më të gjatë pozitive të një klubi kundër katalanasve midis Kupës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve.

Të kufizuar në ndeshjet në shtëpi, gjermanët janë të pamposhtur në 5 ndeshje evropiane kundër Barcelonës (3 fitore dhe 2 barazime), kanë fituar dy “kryqëzimet” më të fundit: 4-0 në prill 2013 dhe 3-2 në maj 2015.

Robert Lewandowski, së bashku me Hallerin e Ajax-it, janë golashënuesit më të mirë aktualë të Champions League me nga 9 gola. Nëse do të shënonte kundër Barcelonës, ai do të bëhej lojtari i parë në histori, që e mbyll me gola dyshifrorë fazën e grupeve të kompeticionit, për herë të dytë në karrierën e tij (e para ishte në 2019-2020).

Thomas Müller ka “viktimën” e tij të preferuar edhe në Champions League, Barcelonën, ndaj së cilës ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje. Mirëpo te katalanasit asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se një gol.

Nagelsmann do të mbështetet te 4-2-3-1 i tij i zakonshëm. Ndoshta mungon Lucas Hernández, i cili doli me një problem fizik gjatë ndeshjes së fundit të Bundesligës. Pranë Upamecano do të jetë Nianzou, me Süle mbrojtës të djathtë dhe Davies në të majtë.

Kapiteni Neuer do të veprojë mes shtyllave, ndërsa në mesfushë, ende jashtë Kimmich, pozitiv me Covid-19. Tolisso me Roca do të konfirmohen në atë repart. Në “trocar”, Gnabry së bashku me Thomas Müller dhe Musiala, në mbështetje të qendërsulmuesit Lewandowski.

Xavi do të përgjigjet me një 4-3-3 dhe do të duhet të bëjë pa të lënduarit Braithwaite, Sergi Roberto, Ansu Fati, Pedri, Wague dhe Aguero. Përpara portierit gjerman Ter Stegen, Pique dhe Araujo do të formojnë dyshen qendrore, me Dest dhe Jordi Alba në krahët e prapavijës.

Në mesfushë, Busquets me përvojë do të veprojë si një shtyllë qendrore, me Frenkie De Jong dhe González si mesfushorë në të dyja anët. Përpara, Depay do të jetë pika qendrore e treshes së kompletuar nga Dembélé dhe Coutinho.

Ja formacionet e mundshme:
BAYERN MONACO (4-2-3-1): Neuer; Süle, Upamecano, Nianzou, Davies; Roca, Tolisso; Coman, T. Müller, Musiala; Lewandowski.
BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Piqué, Araujo, Jordi Alba; F. De Jong, Busquets, González; O. Dembélé, Depay, Coutinho.

 

Leave A Comment