• Home
  • La Liga
  • Barcelona, në fund të sezonit mund të vijë lamtumira e papritur

Barcelona, në fund të sezonit mund të vijë lamtumira e papritur

Duket se nuk ka fund momenti i vështirë për Barcelona-n. Pavarësisht rikthimit të Xavi-t, këtë herë në rolin e trajnerit, katalanasit nuk bindin dhe nuk po arrijnë të marrin rezultate pozitive. Pjesa e dytë e sezonit do të tregojë se cila do të jetë e ardhmja për sai takon kampionatit dhe pozicionit për Europën.

Por ekziston edhe një problem tjetër me të cilin duhet të përballet klubi spanjoll. Bëhet fjalë për një tjetër lamtumirë të dhimbshme dhe të rëndë. Pas Messi-t, mund të largohet edhe Gerard Pique.

Sipas Esport 3, mbrojtësi duket se po mendon tërheqjen ne fund të sezonit pavarësisht se ka një kontratë me klubin deri në vitin 2024. Këtë e ka shpjeguar gazetari Oriol Domènech gjatë programit Onze.

Mbetet për t’u kuptuar se cilat janë qëllimet e vërteta të Pique, i cili ka thënë disa herë se po e jeton këtë sezon ditë pas dite pa menduar shumë për të ardhmen.

Leave A Comment