Barcelona, pas dështimit në Champions vijnë edhe dy lajme të këqija

Si të mos mjaftonte eliminimi në Champions League, Xavi duhet të përballet edhe me një emer gjencë të vazhdueshme.

Jordi Alba dhe Memphis Depay, në fakt, janë dëmtuar gjatë ndeshjes së luajtur në Allianz Arena kundër Bayern Munich.

Sulmuesi holandez ka një problem në kofshën e djathtë, por nuk dihen akoma kohët e rikuperimit.

E njëjta gjë për mbrojtësin e majtë, i zëvendësuar në pjesën e parë për shkak të një shqetësimi në gjurin e djathtë. Të dy pritet të mungojnë në sfidën e kampionatit kundër Osasuna-s.

Leave A Comment