• Home
  • La Liga
  • BARCELONA RIKTHEHET… BARCELONA! Alves, asist, gol dhe i kuq. Pasditja e çmendur, ngjitet e katërta

BARCELONA RIKTHEHET… BARCELONA! Alves, asist, gol dhe i kuq. Pasditja e çmendur, ngjitet e katërta

Më në fund… Barcelona! Duhej një sinjal i madh në La Liga dhe ka ardhur. Skuadra e Xavi Hernandez ka shkatërruar Atletico Madridin e Simeones dhe për momentin mund të gëzojë si e katërta në renditje me 38 pikë dhe pasi ka parakaluar Colchoneros…

Ndeshje e dominuar nga vendasit që e nisën në malore kur Suarez gjeti pasimin perfekt për golin e Carrasco.

Por, në katedër u ngjit Dani Alves me asistin për eurogolin e Jordi Alba, si në kohët e vjetra.

Gavi do të dyfishonte shifrat dhe në fund të pjesës së parë Araujo do të vuloste 3-1.

Në pjesën e dytë, Alves gjeti golin e parë me Barcelona-n dhe në LaLiga pas rikthimit…

Me 38 vjeç e 276 ditë, ai është bërë lojtari i katërt më i vjetër që shënon në La Liga në shekullin e 21-të pas Donatos, Jorge Molina-s dhe Joaquín…

Por, braziliani më pas doli me karton të kuq ndërsa Atletico ngushtoi shifrat në 4-2 me golin e ish-it Suarez, që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Leave A Comment