Barcelona zhgënjen në La Liga, Xavi “kërcënon” Bayern-in

Barcelona ka pësuar një humbje të rëndë në kampionat, ku është mundur nga Betis falë një goli të Juanmi 10 minuta para fundit.

Megjithatë, duket se kjo humbje nuk e ka demoralizuar trajnerin Xavi, i cili është përqendruar te ndeshja e Champions League kundër Bayern Munich.

Një sfidë që duhet fituar patjetër nga katalanasit për t’u kualifikuar në 1/8-at e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

“Kemi humbur. Ndonjëherë fiton pa e merituar dhe të tjera ndodh e kundërta, por unë kam besim”, ka thënë Xavi për ESPN.

“Champions? Barcelona është në gjendje të shkojë në Mynih dhe të fitojë atje. Ky është objektivi ynë. Fati ynë është në dorën tonë. Do të shkojmë në një nga stadiumet më të vështirë në botë, por duam të japim maksimumin dhe të bëjmë lojën tonë”.

Leave A Comment