• Home
  • Bundesliga
  • Bayern arrin marrëveshjen historike, do të zyrtarizohet më 1 janar

Bayern arrin marrëveshjen historike, do të zyrtarizohet më 1 janar

Më 1 janar 2022, Bayern Munich do të zyrtarizojë marrëveshjen me portierin e ri kinez Liu Shaoziyang, i cili do të merret nga Wuhan Three Towns.

18-vjeçari kinez do t’u kushtojë kampionëve të Gjermanisë rreth 1 milion euro, shifra rekord për moshën e djaloshit.

Kohët e fundit, Liu është stërvitur me ekipin U10 dhe për të është shprehur shumë i kënaqur administratori i deleguar Oliver Kahn:

“Jemi shumë të kënaqur që kemi mundur të marrim për herën e parë një lojtar kinez në klubin tonë, Liu Shaoziyang, nga Wuhan Three Towns FC”.

Sipas së përditshmes gjermane tz, drejtuesit e klubit kanë ndërmend ta huazojnë lojtarin tek Austria Klagenfurt për t’i dhënë mundësinë të luajë më shumë, duke parë se nuk mund të luajë në Regionalliga dhe tek ekipi i dytë i Bayern-it si lojtarë jokomunitar.

Kjo, në fakt, është e lejuar vetëm për lojtarët që vijnë nga Amerika, Kanadaja dhe Koreja e Jugut.

Pavarësisht këtij problemi, drejtuesit e Bayern Munich janë të bindur se do të ketë një karrierë të shkëlqyer si profesionist:

“E kemi patur Liu te ne për pak kohë dhe është përshtatur shumë mirë. Shikojmë një potencial të madh tek ai”.

Leave A Comment