• Home
  • Futboll Bota
  • BAYERN I FALET COMAN NË AUSTRI | Fërkim i madh mes dy legjendave të klubit mbi titullarin (VIDEO)

BAYERN I FALET COMAN NË AUSTRI | Fërkim i madh mes dy legjendave të klubit mbi titullarin (VIDEO)

Bayern Munich del me nje barazim te vlefshem ne Austri ndaj Salzburg, ne nje ndeshje te dominuar me mbajtjen e topit por ajo aq sa pritej nga trajneri Nagelsman ne rastet e krijuara dhe finalizuara.

Ndeshja e parë e raundit të dytë përfundoi me barazim në Red Bull Arena, 1-1 mes austriakeve dhe Bayernit të Nagelsmann. Në startin e rrezikshëm Gnaby, lëndim për Okaforin e zëvendësuar nga Adamu që e zhbllokon në minutën e 21-të.

GOLI I KOMAN

Ulreich i mohon golin e dyte Aaronsonit. Në pjesën e dytë sulm i Bayernit me tentativat e Sané dhe Coman, por Kohn shpëton Salzburgun që për pak sa nuk dyfishoi me Adeyemi dhe Adamu. Devijimi i Coman ishte vendimtar në minutën e 90-të. Kthimi më 8 Mars në Allianz Arena

Sakaq, vazhdojne kritikat per mbrojtjen e Bayern.

Legjenda e Bayern Munich, Lothtar Matthäus është veçanërisht i shqetësuar për Upamecano dhe faktin që ai nuk duket se po tregon veten te Bayern. Në vlerësimin e tij, mbrojtësi francez duket i ndrojtur dhe nervoz, pa asnjë lloj besimi.

“Upamecano duket se është i lëkundur. Ai duket si një trup i huaj, por ai ka qenë këtu për shtatë ose tetë muaj. Sa kohë duhet t’i japim? Ai nuk po bën mjaftueshëm”, tha ish-mesfushori i Bayernit dhe Gjermanisë.

Për një lojtar që tashmë ka kaq shumë përvojë duke punuar së bashku me Nagelsmann nga koha e tyre së bashku në Leipzig, është shqetësuese se sa i pavendosur duket Upamecano në mbrojtjen e Bayernit.

Por, sot ka ardhur pergjigjia nga drejtori sportiv i Bayern, Salihamidžić mbi kritikat e Matthäus ndaj Upamecano:

“Sigurisht që Lothar duhet të thotë diçka. Sigurisht, ai është një ekspert. Nuk më intereson çfarë thotë Lothar, nuk më intereson. Ne qëndrojmë pranë lojtarëve tanë dhe ne flasim me ta. Por nuk dua t’ia di për atë që thotë Lothari”.

I lindur në Francë në një familje me origjinë nga Guinea-Bissau, ai u stërvit te Valenciennes dhe në vitin 2015 u regjistrua nga klubi austriak i Salzburgut që e huazoi te Liefering, në Erste Liga, ku bëri paraqitjet e para mes profesionistëve.

I rikthyer në Salzburg në janar 2016, në dy gjysmë sezone sportive ai pati mundësinë të debutonte si në kampionatin austriak ashtu edhe në kupat evropiane, duke kontribuar në fitoren e kampionatit dhe të kupës kombëtare.

Në janar 2017 ai kaloi te gjermanët e RB Leipzig, një ekip tjetër në pronësi të Red Bull!

Më 14 shkurt 2021, shpallet transferimi i tij te Bayern Munich, duke filluar nga data 1 korrik në vijim, për shumën e 42.5 milionë eurove, e barabartë me vlerën e klauzolës së përfundimit të parashikuar në kontratën e tij.

Leave A Comment