• Home
  • Bundesliga
  • Bayern i mbajti rrogën pasi nuk ishte vaksinuar, reagon Joshua Kimmich: “Mund ta kuptoj absolutisht sepse…”

Bayern i mbajti rrogën pasi nuk ishte vaksinuar, reagon Joshua Kimmich: “Mund ta kuptoj absolutisht sepse…”

Vendimi i Bayern Munich për të shkurtuar – kufizuar në periudhën e karantinës – rrogat e lojtareve të tij që refuzuan vaksinimin kundër Covid-it, ka shkaktuar shumë diskutime në Gjermani.

Mes tyre, siç dihet, është edhe Joshua Kimmich, i cili së fundmi i dha fund izolimit pas pozitivitetit të konstatuar në fund të nëntorit të kaluar. I pyetur për këtë çështje nga mikrofonat e Sky, mesfushori gjerman preferoi të shmangte çdo polemikë:

“Unë mund ta kuptoj absolutisht vendimin e klubit – saktësoi ai -. Ishte e drejta e tyre dhe mendoj se thjesht duhet ta pranoj atë. “.

Leave A Comment