• Home
  • Bundesliga
  • Bayern shkatërron Stuttgart 5-0, Gnabry dhe Lewa show me 3 gola në 5 minuta (Video)

Bayern shkatërron Stuttgart 5-0, Gnabry dhe Lewa show me 3 gola në 5 minuta (Video)

Bayern Munich ka mundur 5-0 Stuttgart në javën e 16-të Bundesliga-s dhe ka thelluar përkohësisht me 9 pikë diferencat me Borussia Dortmund.

Protagonistët e sfidës kanë qenë Gnabry dhe Lewandowski. Tre gola për të parin dhe dy për të dytin.

Pas një pjese të parë të mbyllur 0-1, bavarezët kanë shpërthyer në të dytën.

Gjermani dhe polaku kanë qenë të papërmbajtshëm në harkun e 5 minutave, duke realizuar tre gola nga minuta e 69 në të 74-ën.

Leave A Comment