• Home
  • Tenis
  • Befason Federer: I kam ditët e numëruara si tenist

Befason Federer: I kam ditët e numëruara si tenist

Tenisti zviceran Roger Federer ka deklaruar se tashmë karriera e tij është drejt fundit. Madje ai shtoi se këto mund të jenë ditët e fundit si tenist, duke thënë se karriera e tij i ka “ditët e numëruara”.

Kam kaluar një periudhë të vështirë, sidomos këtë vit kur u riktheva pas 13 muajsh pushim. Kur ndjeja mbështetjen e njerëzve isha i lumtur, ndaj jam i kënaqur që pavarësisht vështirësive arrita të luaj”, tha Federer.

Nuk më pëlqen të humbas, pasi çdo humbje është një hap pas. Gjithsesi, ditët e mia si tenist janë të numëruara dhe kjo është një periudhë mes dëshirës për të luajtur dhe dëshirës për të fituar sa më shumë”, tha Federer.

Leave A Comment