• Home
  • Moto GP
  • Befason Zarco, rrëzohet por siguron “pole position” në pistën e Sachsenring

Befason Zarco, rrëzohet por siguron “pole position” në pistën e Sachsenring

Francezi Johann Zarco me Ducati Pramac siguroi sot “pole position” në pistën e Sachsenring, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP. Ai dha kohën 1’20”236, duke qenë më i shpejti në pistë.

Në vendin e dytë u rendit një tjetër francez, Fabio Quartararo me Yamaha, ndërsa i treti u klasifikua Alex Espargaro me Aprilia. Këta tri pilotë do të jenë nesër në vijën e parë të startit. Interesant fakti se Zarco u rrëzua në xhiron e fundit, por pavarësisht kësaj mbeti i pari.

Për Zarco ky është “pole” i parë sezonal, duke ndalur dominimin e Quartararo, në “pole” në 5 garat e fundit. Marc Marquez me Honda u klasifikua i pesti, pas australianit Jack Miller me Ducati zyrtar.

Leave A Comment