• Home
  • La Liga
  • Benzema-së i sekuestrohet llogaria bankare për skandalin e “sextape”

Benzema-së i sekuestrohet llogaria bankare për skandalin e “sextape”

230 mijë euro, shumë me të cilën u dënua Karim Benzema për rastin “Sextape” me Mathieu Valbuena, është sekuestruar sot nga llogaria bankare e futbollistit, siç raporton “Le Parisien”. Më 24 nëntor, Gjykata e Versajës e kishte dënuar sulmuesin e Real Madridit me një vit burg, të pezulluar, dhe gjobë prej 75.000 eurosh për krimin e shantazhimit në bashkëpunim të ish-bashkëlojtarit të tij.

Nga ana tjetër, Benzema është dënuar edhe me 80 mijë euro shpenzime gjyqësore për pjesën civile. Si lojtari, ashtu edhe avokati i tij, Antoine Wey, e kanë apeluar tashmë vendimin. Pasi nuk kishte paguar 230.000 eurot e kërkuara nga Mathieu Valbuena, mbrojtja e paditësit kishte kërkuar nga një gjykatë që të konfiskonte shumën në fjalë nga llogaria e Karim Benzema.

Kjo ka shkaktuar bllokimin e llogarisë bankare, sipas informacioneve të “Le Parisien”. “Këto janë pasojat logjike të vendimit të menjëhershëm të pagesës. Ne kërkuam një pagesë jashtëgjyqësore, që nuk ndodhi kurrë, kështu që kemi kaluar në hapin tjetër”, – tha për AFP Paul-Albert Iwens, avokati i Valbuena.

Mbrojtja e Benzema e konsideron dënimin “të rëndë dhe shumë të padrejtë”, kështu që do të apelojë për ta shmangur një kompensim të tillë.

Leave A Comment