• Home
  • Champions League
  • Bernardo Silva, i pamëshirshëm: Më vjen keq për mamanë, por ka qenë shumë e bukur

Bernardo Silva, i pamëshirshëm: Më vjen keq për mamanë, por ka qenë shumë e bukur

Bernardo Silva nuk do t’ia dijë për asnjeri kur bëhet fjalë për të zbritur në fushë dhe për të fituar me Manchester City-n e tij. As për mamanë e tij, tifoze e madhe e Sportingut të Lisbonës, i mposhtur natën e së martës me rezultatin 5-0 në Champions.

Dy gola për portugezin, i cili e ka komentuar fitoren e thellë në një intervistë të dhënë për faqen e UEFA-s pas ndeshjes:

“Kemi luajtur shumë mirë. Megjithatë, mendoj se në pjesën e parë nuk kemi luajtur edhe aq mirë për të merituar katër golat e shënuar. Gjithsesi, një fitore 5-0 në transfertë është sigurisht një rezultat i madh”, ka pranuar Bernardo Silva.

Në lidhje me dy golat e shënuar:

“Jam portugez, vij nga ana tjetër e qytetit. Mamaja ime është një tifozë e Sportingut dhe babai im është një tifoz i Benfica-s. Ka qenë fantastike të shënoja këtu në vendlindjen time. Është gjithmonë një motivim i madh për mua të vij këtu për ndeshje kaq të rëndësishme. Megjithatë, kemi akoma edhe ndeshjen e kthimit në Manchester…”.

Leave A Comment