• Home
  • Bundesliga
  • Bochum befason Bayern-in, e kthen 47 vite mbrapa me 4 gola (Video)

Bochum befason Bayern-in, e kthen 47 vite mbrapa me 4 gola (Video)

Bayern Munich ka pësuar një humbje të papritur në javën e 22-të të Bundesliga-s në fushën e Bochum, me këta të fundit që kanë mposhtur kampionët në fuqi të Gjermanisë 4-2.

Një rezultat shtangës që ka rishkruar historinë. Bochum, në fakt, është skuadra e parë që ka shënuar 4 gola në pjesën e parë  në një ndeshje të Bundesliga-s kundër Bayern Munich që nga 1975-a, kur Eintracht Frankfurt ka shënuar 5 gola në pjesën e parë në një fitore 6-0.

Ngushëllimi i vetëm për Bayern ka qenë i zakonshmi Robert  Lewandowski. Polaku ka qenë autori të dy golave për bavarezët dhe tani kryeson renditjen e golashënuesve të Bundesliga-s me 26 gola.

Bayern kryeson renditjen me 52 pikë dhe Borussia Dortmund do të ketë mundësinë të shkojë gjashtë pikë larg skuadrës së Nagelsmann nëse fiton nesër në fushën e Union Berlin.

Leave A Comment