Bonucci tregohet i sinqertë: Këtë gjë nuk e them dot…

Leonardo Bonucci ka folur me shumë besim, por edhe me shumë sinqeritet për Juventus-in e tij pas fitores së grupit të Champions League.

Për fitoren e grupit: “E kemi festuar bashkë me  tifozët edhe pse lajmi ka ardhur kur po përshëndeteshim me ta”, ka thënë Bonucci pas ndeshjes.

“Në Londër kemi bërë një hap flas të shëmtuar, por kemi kuptuar diçka më shumë. Do ta shijojmë vendin e parë dhe më pas do të mendojmë për Venezia-n, që do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Në lidhje me forcën e Juventus-it në krahasim me të mëdhatë e Europës:

“A është Juventus në nivelin më të lartë? Do të ishte hipokrizi të thuash se Bayern Munich, Chelsea, Real Madrid dhe Liverpool nuk kanë diçka më shumë se ne. Këtë e thonë shifrat.

“Ne duhet të japim në fushë gjithçka që kemi në 1/8-at dhe shpresojmë të jemi në formën më të mirë të mundshme për atë ndeshje. Objektivi minimal është që të jemi mes tetë më të mirave”.

Leave A Comment