• Home
  • Bundesliga
  • Borussia Dortmund, afati i fundit për të ardhmen e Haaland

Borussia Dortmund, afati i fundit për të ardhmen e Haaland

Erling Haaland do të vendosë për të ardhmen e tij këtë javë. Kështu raporton “Deportes Cuatro”, sipas së cilës Borussia Dortmund ka caktuar këtë të diel si afatin final për të marrë një përgjigje përfundimtare nga ylli norvegjez.

Vullneti i klubit gjerman është që ta mbajë sulmuesin, duke ia përmirësuar ndjeshëm financiarisht kontratën, në të kundërt do të kërkojë menjëherë zëvendësuesin për ta marrë në verë. Ylli i datëlindjes 2000 kërkon një eksperiencë të re, në një klub me pretendime madhore. Për momentin, Manchester City duket të ketë një avantazh ndaj konkurrencës së rivalëve.

Leave A Comment