• Home
  • Kupa e Botës
  • Botërori i Katarit; Mancini iu premton një dhuratë italianëve

Botërori i Katarit; Mancini iu premton një dhuratë italianëve

“Fëmijët me siguri do të jenë tifozë të skuadrave të ndryshme, shpresoj të sjell një moment lumturie në një situatë mjaft të vështirë”. Me këto fjalë, Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane të futbollit, prezantoi vizitën e tij në departamentin e neuropsikiatrisë pediatrike të pavijonit pediatrik të spitalit “Sant’Orsola” në Bologna.

Trajneri shoqërohej nga profesori Duccio Maria Cordelli, drejtor i departamentit dhe nga Alessandro Arcidiacono, president i shoqatës “Bimbo tu”. I pyetur për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikimin e kombëtares në Kupën e Botës 2022 në Katar, Mancini u përgjigj: “Nga tani deri në mars ka ende kohë dhe shpresojmë të jemi në gjendje t’u bëjmë një dhuratë të gjithë italianëve, edhe fëmijëve që vuajnë më shumë”.

Leave A Comment