• Home
  • Premier League
  • Broja i mahnit të gjithë, rivalët e Chelsea-t vihen në lëvizje për gjigantin kuqezi

Broja i mahnit të gjithë, rivalët e Chelsea-t vihen në lëvizje për gjigantin kuqezi

Pas një sezoni shumë të mirë në Holandë, ku ka veshur fanellën e Vitesse-s, Armando Broja po tregon të gjitha cilësitë edhe në Premier League.

Sulmuesi shqiptar në pronësi të Chelsea-t, është një nga më të mirë e Southampton-it në këtë sezon: me tetë gola dhe një asist në të gjitha kompeticionet ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve angleze, mbi të gjithë Arsenal-it.

Megjithatë, Chelsea po e ndjek me shumë kujdes progresin e gjigantit kuqezi dhe, sipas Daily Express, çdo vendim është shtyrë për në verë, kur Tuchel do të kërkojë ta shikojë nga afër Brojën.

Leave A Comment