Bruno Fernandes: Për mua është si një makth

Viti i ri nuk ka nisur aspak mirë për Manchester United, por sezoni aktual mund t’i dhurojë akoma disa gëzime Djajve të Kuq. Për këtë është i bindur Bruno Fernandes.

“Duhet të them se jam shumë i kënaqur me kohën time te klubi qëkur kam ardhur”, ka thënë portugezi në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit.

“Por është edhe e vërtetë, siç kam thënë gjithmonë, se është një makth të mos fitoj një titull për këtë klub, sepse e dua me të vërtetë. Dua të fitoj një trofe: për veten, por edhe sepse mendoj se klubi e meriton, e meritojnë tifozët.

“Mendoj se një klub si Manchester United nuk duhet të qëndrojë kaq gjatë pa një trofe. Dy javë më parë kishim dy mundësi për të fituar një trofe dhe tani kemi vetëm një. Duhet të luftojmë për këtë dhe për vendin tonë në Premier, që ta mbyllim sa më lart të jetë e mundur”.

Leave A Comment