• Home
  • Bundesliga
  • BUNDESLIGA | Kapiteni i Dortmund bën Haaland dhe rihap kampionatin. I duhen 7 minuta (VIDEO)

BUNDESLIGA | Kapiteni i Dortmund bën Haaland dhe rihap kampionatin. I duhen 7 minuta (VIDEO)

Pa Haaland, por me një zemër të madhe. Borussia e Dortmund rihap Bundesliga-n duke përfituar nga një hap fals i Bayern Munich që në fushën e Bochum pësoi 4 gola.

Në Berlin, verdhezinjtë arritën një sukses me rezultatin e thellë 0-3. Një ndeshje e shënuar nga dopieta e Reus (e para në karrierë kaq shpejt) brenda 7 minutash…

Në pjesën e dytë erdhi dhe goli i tretë i firmosur nga Guerreiro. Tani janë 6 pikë larg Bayern Munich.

Ndeshjen e radhës Dortmund do të presë në Signal Iduna Park Gladbah, kurse Bayern do të luajë në Mynih ndaj Greuther Furth.

Humbja e dytë radhazi për Union Berlin, i cili mbetet në 34 me Leipzig dhe Freiburg.

Leave A Comment