• Home
  • Champions League
  • Cafu zgjedh ekipin favorit për Champions-in dhe dy mbrojtësit e krahut më të mirë të momentit

Cafu zgjedh ekipin favorit për Champions-in dhe dy mbrojtësit e krahut më të mirë të momentit

Në një intervistë të dhënë për Marca, ish-mbrojtësi i Roma-s dhe Milan-it, Cafu, ka folur për sezonin aktual dhe për lojtarët që mbulojnë  atë që ishte roli i tij.

Legjenda e Brazilit ka bërë edhe një parashimi për Champions League.

Mbrojtësit e krahut – “Mbrojtësi i djathtë më i mirë? Më pëlqejnë dy, Hakimi dhe Carvajal, më pas është edhe Alexander Arnold. Besoj se roli i mbrotësit të krahut ka ndryshuar tani dhe më pëlqen që dalin më shpesh në sulm. Më parë nuk e bënim kaq shumë, por tani kanë një rol shumë të rëndësishëm”.

Champions – “PSG është skuadra favorite për të fituar. Kanë lojtarë vendimtarë në çdo pozicion. Dhe i mungon akoma Sergio Ramos, që do të jetë thelbësor kur të rikuperojë”, ka thënë Cafu.

Leave A Comment