• Home
  • La Liga
  • Cannavaro “skanon” Barça-Napoli: Kanë filozofi të ngjashme, sfidë e denjë për Champions

Cannavaro “skanon” Barça-Napoli: Kanë filozofi të ngjashme, sfidë e denjë për Champions

Paolo Cannavaro, ish-mbrojtësi i Napolit, foli për “Sport” mbi ndeshjen e së enjtes në “Europa League” mes skuadrës së Spallettit dhe Barcelonës: “Pres një ndeshje shumë të ekuilibruar. Napoli tashmë ka treguar se mund të japë gjithçka kur përballet me të mëdhenjtë.

Pavarësisht historisë së madhe të Barçës, mendoj se Napoli i ka të gjitha kredencialet për të ecur përpara në ‘Europa League’. Të enjten, dy skuadra me një filozofi shumë të ngjashme do të përballen me njëra-tjetrën, mund të luajnë pa problem në ‘Champions League’. Do të jenë dy shfaqje mbresëlënëse në ‘Camp Nou’ dhe ‘Maradona’.

Disa fjalë edhe për punën e Xavi si trajner blaugrana: “Është eksperienca e tij e parë në një ekip të rëndësishëm dhe situata e Barcelonës ishte shumë e ndërlikuar. Megjithatë, me punën dhe idetë e tij, dalëngadalë po e ndryshon lojën dhe mentalitetin e talenteve të tij të rinj. Jam i sigurt se e ardhmja e Barçës do të jetë e ndritur. Xavi mund të bëjë epokë te Barça edhe si trajner”.

Leave A Comment