• Home
  • Seria A
  • Capello: Interi ka mesfushën më të fortë në Itali, por këtë repart të ngadalshëm

Capello: Interi ka mesfushën më të fortë në Itali, por këtë repart të ngadalshëm

Ish-trajneri Fabio Capello foli gjatë “Sky Calcio Club” për Interin e Inzaghitm pas barazimit në Napoli: “Konstatova gjendje shumë të mirë fizike të Interit. Sensi më bëri përshtypje, kishte një shpejtësi të çmendur. Interi bëri një demonstrim shumë të mirë nga pikëpamja fizike.

Perisic nuk e kemi parë kurrë kështu. Nëse ai luan vertikalisht, Liverpool-i do të ketë probleme në mbrojtje. E vetmja pengesë e mbrojtjes së Interit është se ata nuk janë të shpejtë. Interi ka mesfushën më të fortë në Itali. Mendova se Napoli mund ta ndalonte Interin, por nuk e bëri dot diferencën”.

Një analizë taktike ka bërë edhe Rafa Bentiez, në prag të përballjes së zikaltërve me Liverpool, në Champions: “Interi nuk arriti rastësisht në 1/16 finale të Champions-it. Është një ekip që di gjithmonë se çfarë të bëjë në fushë dhe është i mirë për të përfituar nga dobësitë e të tjerëve. 3-5-2 i tij është një skemë që mund të krijojë vështirësi për skuadrat që nuk janë mësuar të përballen me të.

Nga ana tjetër, megjithatë, është një Liverpool me 4-3-3, sulmues, që ka agresionin dhe intensitetin armët më të mira të tij. Nuk pres një përballje të dyfishtë me një rezultat të parashikueshëm, por dy ndeshje interesante, në të cilat do të mbizotërojë kush do të ketë kontrollin e topit. Të dyja skuadrat kanë cilësi dhe teknikë për ta mbajtur topin dhe për t’i bërë të tjerët të vrapojnë.

Leave A Comment