• Home
  • Kupa e Botës
  • Casemiro shënon para kaosit: tre lojtarë “skuqen” në Ekuador-Brazil, njërin e shpëton VAR (Video)

Casemiro shënon para kaosit: tre lojtarë “skuqen” në Ekuador-Brazil, njërin e shpëton VAR (Video)

30 minutat e para të Ekuardo-Brazil kanë qenë të çmendura.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset në Katar 2022 është zhbllokuar në minutën e 6-të nga Casemiro.

Kaosi ka fituar në minutën e 15-të, kur Dominguez, portieri i Ekuadorit, ka bërë një ndërhyrje të frikshme ndaj Cunha-s.

Arbitri nuk ka patur dyshime pasi ka rishikuar aksion në VAR dhe e ka ndëshkuar me të kuq direkt.

Pesë minuta më vonë është vendosur barazia numerike në fushë pasi Emerson Royal ka marrë kartonin e tij të dytë të verdhë për një ndërhyrje të rrezikshme.

Më pas ka ardhur radha e Alisson, portieri i Brazilit, i cili është ndëshkuar fillimisht me karton të kuq nga arbitri për ndërhyrje të rrezikshme, por i kuqi është kthyer në të verdhë pas ndërhyrjes së VAR.

Kjo është hera e parë që në një ndeshje amerikanojugore për kualifikueset e botërorit më shumë se një lojtar dënohet me karton të kuq që nga qershori i 2013-ës (Argjentinë 0-0 Kolumbi, Higuain dhe Zapata).

Leave A Comment