
Skënderbeu fiton sfidën për mbijetesë, mund 2-1 Kastriotin (Video)
Skënderbeu është kthyer te fitorja në kampionatin shqiptar. Bardhekuqtë kanë mundur 2-1 në shtëpi Kastriotin. Një fitore që i ka ndihmuar korçarët të barazojnë me pikë Dinamon në vendin e shtatë të renditje. Mensah (11′) dhe Meksi (68′) kanë shënuar për Skënderbeun. Greca (40′) për miqtë.