• Home
  • Tenis
  • Çështja Djokovic, qeveria: Pa prova bindëse, do të kthehet andej nga ka ardhur

Çështja Djokovic, qeveria: Pa prova bindëse, do të kthehet andej nga ka ardhur

Tenisti serb Novak Djokovic është në udhëtim për të shkuar në Melburn, ku pas dy javësh do të zhvillohet grand slam i Australian Open. Ai mori një “leje mjekësore” nga shteti i Victoria për të luajtur në këtë turne, ku është i detyrueshëm vaksinimi.

Gjithsesi, ai mund të mos lejohet të shkelë në tokën australiane, pasi kontrolli që bëhet në aeroport nuk lejon që të hyjnë personat e pavaksinuar. Ai duhet të vërtetojë këtë “leje mjekësore” që ka marrë para, për momentin ende e dyshimtë, para se të lejohet të hyjë në Australi.

Ministrja e Brendshme e Australisë, Karen Andrews, ka sqaruar: “Nëse qeveria e shtetit të Victoria (ku ndodhet Melburni)  mund të lejojë një tenist të pavaksinuar të luajë në Australian Open, qeveria e Australisë do të respektojë rregullat për të hyrë në shtetin e Australisë. Personat e pavaksinuar duhet të paraqesin provat në kufi”.

Nëse provat mjekësore të mosvaksinimit nuk janë bindëse, ai duhet të qëndrojnë 14 ditë karantinë, sipas ligjit në fuqi. Asnjë individ që do të luajë në Australian Open nuk do të ketë trajtim ndryshe nga qeveria. Nëse Djokovic nuk bind me provat e tij, do të marrë avionin e kthimit”, tha më tej Ministrja e Punëve të Brendshme të Australisë.

Leave A Comment