• Home
  • Premier League
  • Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? Momenti më i keq i portugezit për 13 vite

Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? Momenti më i keq i portugezit për 13 vite

Wolverhampton, Brentford, West Ham, Middlesbrough, Burnley dhe Southampton. Gjashtë ndeshje pa shënuar, asnjë gol në vitin 2022. Cristiano Ronaldo po përjeton momentin më të keq në 13 vite.

Në fakt, midis dhjetorit 2008 dhe janarit 2009, ai kishte mbetur “thatë” për shtatë ndeshje. Padyshim që kampioni portugez shpreson të ndalojë serinë e “agjërimit” para portës kundërshtare që të dielën e ardhshme në fushën e Leeds, përpara se të përballet me Atletico Madrid në ndeshjen e parë 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Një kompeticion në të cilin CR7 transformohet dhe ajri i derbit madrilen, që e ka përjetuar sa herë me fanellën e bardhë, sigurisht që do t’i ofrojë atij një motiv shtesë.

Megjithatë, ish-lojtarit i Juves është golashënuesi më i mirë i sezonit për Manchester United, me 14 gola të shënuar në 27 ndeshje, në të gjitha garat. Ai ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje të Champions League për këtë sezon.

 

Leave A Comment