• Home
  • Bundesliga
  • Çfarë po ndodh me Haaland? Norvegjezi frikëson Real Madrid

Çfarë po ndodh me Haaland? Norvegjezi frikëson Real Madrid

Real Madrid ka dyshime për Erling Haaland. Arseyja janë dëmtimet e shumta që po pëson sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund. Nuk ka asnjë dyshim për sa i takon cilësisë së tij si futbollist, duke parë 80 golat e shënuar në 79 ndeshje të luajtura me verdhezinjte.

Sipas AS, Los Blancos janë të shqetësuar për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe nuk duan që të kalojnë atë që kanë kaluar me Bale dhe Hazard, të cilët janë paguar qindra milionë euro dhe kanë kaluar më shumë kohë në infermieri sesa në fushë.

Haaland është zëvendësuar të shtunën e kaluar gjatë fitores 3-2 të Borussia Dortmund  kundër Hoffenhem për shkak të një dëmtimi muskulor. Serioziteti i dëmtimit të tij nuk dihet. Dortmund shpresojnë që lojtari të rikuperojë në kohë për ndeshjen e 6 shkurtit në Bundesliga kundër Leverkusen.

Ky ka qenë dëmtimi i 11-të që ka pësuar norvegjezi nga tetotir 2019: ka humbur 25 ndeshje në total. Shumë vizita në infermieri për xhevahirin e merkatos që frikësojnë Real Madrid.

Leave A Comment