CHAMPIONS: Atalanta zgjohet vonë, Villarreal kalon në 1/8-at (Video)

Villarreal ka marrë një fitore të madhe 3-2 në fushën e Atalanta-s dhe është kualifikuar në 1/8-at e Champions League.

Spanjollët kanë dominuar takimin deri në minutën e 71-të, falë golave të shënuar nga Danjuma (3′, 51′), dhe Capoue (42′).

Reagimi i vendasve ka ardhur, por ka qenë i vonuar.

Malinovsky (71′) dhe Zapata (80′) kanë ngushtuar diferencat, por zikaltrit nuk kanë arritur të shmangin humbjen dhe eliminimin.

Gjimshiti me shokë do të luajnë në 1/16-at e Europa League.

Leave A Comment