• Home
  • Champions League
  • CHAMPIONS: City “shtyp” Brugge me 5 gola, “poker” i Sporting ndaj Besiktas (Video)

CHAMPIONS: City “shtyp” Brugge me 5 gola, “poker” i Sporting ndaj Besiktas (Video)

Manchester City ka mundur 5-1 Club Brugge në javën e tretë të fazës me grupe të Champions League dhe ka marrë përkohësisht kreun e Grupit A.

Siç kuptohet edhe nga rezultati, skuadra e Pep Guardiola-s nuk ka patur shumë vështirësi për të marrë tri pikët në Belgjikë.

Cancelo (30′), Mahrez (43′, pen., 84′), Walker (53′) dhe Palmer (67′) kanë qenë autorët e golave. Vanaken (81′) ka shënuar golin e nderit për Brugge.

Një mbrëmje e paharrueshme për autorin e golit të fundit të Qytetarëve. 19-vjeçari, në fakt, ka realizuar golin e tij të parë në Champions League dy minuta pasi është aktivizuar nga stoli.

Ndeshja tjetër e orës 18:45, ajo e luajtur mes Besiktas dhe Sporting, është fituar 4-1 nga portugezët.

Gjithçka është vendosur në pjesën e parë.

Coates (15′, 27′), Sarabia (44′) dhe Paulinho (89′) kanë shënuar për miqtë. Larin (24′) ka realizuar golin e vendasve. Turqit kanë realizuar edhe një super gol me Teixeira-n në fundin e pjesës së parë, por që është anuluar nga VAR.

Sporting ka marrë fitoren e parë në Gupin C, ndërsa Besiktas mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

Leave A Comment