Champions, grupet shpërblejnë Francën: Anglia e dyta, Italia e katërta

Premier League vazhdon të jetë një pikë referimi në panoramën e futbollit europian, por edhe në Francë mund të jenë të kënaqur për rritjen e kampionatit dhe këtë e dëshmon koeficienti i UEFA-s i fituar nga paraqitjet e skuadrave të Ligue 1 në kompeticionet europiane të këtij sezoni.

Në fakt, gjashtë skuadrat e kampionatit francez janë akoma në garë në fund të fazës së grupeve, edhe pse Marseille ka “rënë” në Conference League.

Falë këtyre rezultateve, Franca është e para në renditjen e UEFA-s për sezonin aktual; sipas të llogaritjeve të bëra nga L’Equipe, rezultatet e marra nga Paris Saint-Germain dhe Lille në Champions League (6 fitore, 4 barazime), nga Monaco, Lyon dhe Marseille në Europa League (9 fitore, 8 barazime) dhe nga Rennes në Conference League (3 fitore, 2 barazime) kanë ndihmuar francezët të grumbullojnë 15.417 pikë.

Anglia është e dyta me 15.142 pikë, ndërsa Holanda kompleton podiumin me 14.800 pikë. Vetëm në vendin e katërt Italia (14.667), ndërsa janë në rënie Spanja (12.857) dhe Gjermania (12.500).

Leave A Comment