• Home
  • Champions League
  • Champions-i; kundër kujt mund të luajë Interi? Ja kundërshtarët e mundshëm

Champions-i; kundër kujt mund të luajë Interi? Ja kundërshtarët e mundshëm

Zikaltrit nuk ia dolën të arrinin në 1/16 të Champions League si të parët e grupit. Interi i Simone Inzaghit gjithsesi u kualifikua në fazën me eliminim direkt të kompeticionit evropian pas vitesh pritjeje, si i dyti në grupin e vet, përpara Sheriff Tiraspol dhe Shakhtar Donetsk, por pas Real Madridit.

Tani, si 15 skuadrat e tjera të kualifikuara, Interi pret kundërshtarin e raundit të dytë, në mënyrë që të përpiqet të arrijë sa më larg dhe të kthehet protagonist në Evropë, 12 vite pas fitimit të tripletës historike. Më 13 dhjetor, Interi do të jetë protagonist i shortit në Nyon, së bashku me homologët e tij që u kualifikuan në fazën e grupeve.

Zikaltrit do të mund të sfidojnë këdo tjetër, me përjashtim të Real Madridit, që e kishte në grup, dhe Juventusit, që vjen nga i njëjti vend (federatë). Është e vështirë të thuhet se cili është rreziku më i madh për skuadrën e Inzaghi, duke pasur parasysh praninë e Bayern Munich, Liverpool, Manchester City dhe Ajax.

Manchester City

Liverpool

Ajax

Manchester United

Bayern Munich

Lille

Pavarësisht nga vendi i parë për bardhezinjtë dhe i dyti për zikaltrit, me rregullore dy skuadra nga i njëjti vend nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në raundin e parë me eliminim direkt. Megjithatë, ky rregull bie poshtë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, kur Interi dhe Juventusi mund të shortohen si kundërshtarë.

Leave A Comment