• Home
  • Champions League
  • CHAMPIONS: Messi përmbys Leipzig-un në 7′, Ajax turpëron Dortmund-in (Video)

CHAMPIONS: Messi përmbys Leipzig-un në 7′, Ajax turpëron Dortmund-in (Video)

PSG ka marrë një fitore të vuajtur 3-2 kundër Leipzig në javën e tretë të të fazës me grupe të Champions League.

Ka qenë Leo Messi që ka vendosur ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në Parkun e Princave.

Mbappe (9′) ka zhbllokuar ndeshjen në favor të vendasve, por Andre Silva (28′) dhe Mukiele (57′) kanë përmbysur gjithçka.

Më pas ka ardhur momenti i Pleshtit, i cili ka realizuar dy herë në minutën e 67-të dhe të 74-t dhe i ka dhuruar tri pikët PSG-së, që ka rimarrë kreun e Grupit A.

Parisi ka patur mundësinë të shënojë edhe golin e katërt në fundin e ndeshjes, por Mbappe ka gabuar penalltinë e fituar nga Hakimi.

Rezultat befasues në Grupin C, në ndeshjen mes Ajax dhe Dortmund.

Holandezët, në fakt, kanë mposhtur Haaland me shokë 4-0 në Amsterdam dhe kanë marrë kreun e grupit.

Dy gola për pjesë për ekipin e Ten Hag. Një autogol i Reus (11′) dhe një gjuajtje e bukur e Blind (25′) kanë vendosur pjesën e parë.

Antony (57′) dhe Haller (72′) kanë kompletuar pokerin në pjesën e dytë.

Leave A Comment