• Home
  • Champions League
  • CHAMPIONS: Përmbysje e pabesueshme në Rusi! Werner dhe 19-vjeçari i Juventus shkruajnë historinë (Video)

CHAMPIONS: Përmbysje e pabesueshme në Rusi! Werner dhe 19-vjeçari i Juventus shkruajnë historinë (Video)

Po zhvillohen ndeshjet e fundit të grupit H në Champions League, Zenit-Chelsea dhe Juventus-Malmo.

Vetëm 2 minuta kanë mjaftuar për kampionët e Europës që të kalojnë në avantazh.

Ka qenë Werner që ka realizuar për skuadrën e Tuchel. Goli i shënuar pas 1 minute e 23 sekondash është më i shpejti për Chelsea-n në Champions League.

Zenit ka barazuar ndeshjen në minutën e 38-të me Claudinho-n.

Katër minuta më mbrapa, rusët kanë përmbysur gjithçka me Amoun.

Po fiton Juventus.

Bardhezinjtë kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 18-të me Kean.

Në formacionin titullar të bardhezinjve është edhe Koni de Winter, i cili është bërë lojtari më i ri (19 vjeç e 179 ditë) në historinë e Juventus që luan nga minuta e parë në një ndeshje të Champions-it.

Leave A Comment