• Home
  • Champions League
  • CHAMPIONS: Porto “fundos” Milan-in, Liverpool mposht Atletico-n me “ndihmën” e Griezmann dhe VAR

CHAMPIONS: Porto “fundos” Milan-in, Liverpool mposht Atletico-n me “ndihmën” e Griezmann dhe VAR

Milani bie në Oporto dhe tani është me një këmbë drejt greminës dhe eliminimit në grupet e Champions pas tre ndeshjesh dhe 0 pikë…

Skuadra portugeze meriton suksesin me një paraqitje më të mirë se kuqezinjtë dhe madje mund të kishte qenë rezultat më i thellë nëse dragonjtë do të kishin shfrytëzuar rastet.

Goli i vetëm shënohet nga më i miri në fushë, Diaz, që me një diagonale të bukur mposht portierin Tatarusanu.

Për herë të parë në historinë e klubit, Milan ka humbur tri ndeshjet e para të fazës me grupe të Champions League.

Atletico Madrid-Liverpool

Liverpool ka blinduar vendin e parë në Grupin B falë fitores 3-2 të marrë në fushën e Atletico Madrid.

Anglezët kanë siguruar një avantazh të dyfishtë falë dy golave të Salah (8′) dhe Keita (13′), por spanjollët janë kundërpërgjigjur duke barazuar me dy gola të Griezman në minutën e 20-të dhe 34-t.

Francezi ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë, duke u ndëshkuar me karton të kuq në të 52-ën pas një ndërhyje të rrezikshme ndaj Firmino-s.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar ng Salah me penallti në minutën e 78-të.

Madrilenët kanë fituar një penallti në minutën e 83-të, por arbitri e ka ndryshuar vendimin pas ndërhyrjes së VAR.

Antoine Griezmann është bërë lojtari i parë në historinë e Champions League që shënon dy gola dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Leave A Comment