• Home
  • Champions League
  • CHAMPIONS: PSG fiton me Messi-Mbappe, City e mbyll grupin me humbje. “Çmendet” Walker (Video)

CHAMPIONS: PSG fiton me Messi-Mbappe, City e mbyll grupin me humbje. “Çmendet” Walker (Video)

Sapo janë mbyllur ndeshjet e fundit të Grupit A dhe surprizat nuk kanë munguar.

PSG ka fituar 4-1 në shtëpi kundër Club Brugge, ndërsa Manchester City është mundur 2-1 në fushën e Leipzig.

Dy rezultat që nuk kanë patur asnjë ndikim në renditje për dy vendet e para, me City-n që e kishte fituar grupin.

Siç kuptohet edhe nga rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për francezët falë Mbappe dhe Messi-t. Francezi dhe argjentinasi kanë realizuar të dy nga një dygolësh.

Rezultat befasues në Gjermani, me Leipzig që ka arritur të sigurojë një vend në 1/16 e Europa League falë golave të Szoboszlai dhe Andre Silva. Mahrez ka shënuar për anglezët.

City e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Walker, i cili i ka dhënë një goditje të frikshme Andre Silva-s.

Leave A Comment