• Home
  • Premier League
  • Chelsea puashton botën, Havertz i dhuron Botërorin në minutën e 117-të (Video)

Chelsea puashton botën, Havertz i dhuron Botërorin në minutën e 117-të (Video)

Chelsea ka fituar Botërorin për klube për herën e parë në historinë e klubit. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka patur nevojë për kohën shtesë për të mposhtur Palmeiras-in.

Kanë qenë Bles që kanë kaluar në avantazh në minutën e 55-të me Lukaku-n. Dukej se fitorja e londinezëve ishte e sigurt, por në të 64-ën Veiga ka barazuar shifrat me penallti.

Ndeshja ka shkuar me shtesë, me Havertz, edhe ai me penallti, ka kthyer në avantazh Chelsea-n. Një gol që i ka dhuruar një triumf historik kamapionëve të Europës në fuqi (në 2012-ën ka humbur finalen kundër Corinthians).

Palmerias e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Luan në fundin e takimit.

Leave A Comment