• Home
  • Premier League
  • City, darka e skandalit. Guardiola: Do të gjobiten, duhet të më kishin ftuar edhe mua

City, darka e skandalit. Guardiola: Do të gjobiten, duhet të më kishin ftuar edhe mua

Pas fitores s ë pastër 4-1 kundër Fulham-it në raundin e katërt të Kupës së Anglisë, disa lojtarë të Manchester City-t kanë festuar në mbrëmje dhe janë kapur në daljen e një lokali nate.

Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen Kyle Walker, Ryiad Mahrez dhe Jack Grealish, me këtë të fundit që mbahej nga një shok, të cilit i është mohuar hyrja në lokal.

Imazhet kanë bërë që të shpërthejnë polemikat në Angli dhe vetë Pep Guardiola ka dashur të komentojë atë që ka ndodhur. Trajneri spanjol ka përdorur armën e ironisë:

“Jam shumë i zemëruar, sigurisht… por sepse nuk më kanë ftuar dhe nuk më ka pëlqyer aspak. Shpresoj që herën tjetër të mos e bëjnë. Videoja tregon nuk tregon me qartësi çfarë ka ndodhur, do të gjobiten vetëm sepse nuk më kanë ftuar”, ka bërë shaka spanjolli.

Duke u kthyer serioz, Guardiola ka shpjeguar se tashmë lojtarët “duhet ta dinë si të sillen në epokën e rrjeteve sociale”, por edhe i ka mbrojtur lojtarët: “Në këtë rast besoj se nuk janë trajtuar mirë, padrejtësisht”.

 

Leave A Comment