• Home
  • Seria A
  • Çmim pothuajse i përgjysmuar, tek Juventus për  42 milionë euro

Çmim pothuajse i përgjysmuar, tek Juventus për  42 milionë euro

Dy blerje dhe skuadra ka ndryshuar plotësisht fytyrë. Juventus është gati për një fazë të dytë të sezonit si protagoniste pas blerjeve të Vlahovic dhe Zakaria-s.

Gjithsesi, bardhezinjtë po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm. Diçka do të bëhet për të përforcuar mesfushën, ku duhet një lojtar për t’u vendosur para mbrojtjes, në mënyrë që të krijojë më shumë hapësira për Locatelli-n dhe Zakaria-n.

Objektivi i bardhezinjve duket se është Youri Tielemans i Leicester-it, i ndjekur prej kohësh nga torinezët, të cilët nuk janë hedhur në sulm për shkak të vlerësimit 72 milionë euro të klubit për  24-vjeçarin.

Një shifër që tani, sipas Nieuwsblad, duket se është pothuajse përgjysmuar. Dhelprat, në fakt, duket se    janë të gatshëm ta shesin lojtarin për 42 milionë euro. Një ulje që tundon Zonjën. Lojtari pëlqehet edhe nga Arsenal-i dhe Manchester United.

 

Leave A Comment