• Home
  • Bundesliga
  • Coman-Bayern, merret vendimi për të ardhmen. Pagë stratosferike për francezin

Coman-Bayern, merret vendimi për të ardhmen. Pagë stratosferike për francezin

Bayern Munich është gati të blindojë një nga xhevahirët e tij. Kingsley Coman, në fakt, së shpejti pritet të rinovojë kontratën me bavarezët. Sipas informacioneve të raportuara nga “L’Equipe”, babai i lojtarit së shpejti do të mbërrijë në Mynih për të diskutuar kushtet e marrëveshjes me klubin gjerman.

Ish-lojtari i Juventusit do të nënshkruajë deri në vitin 2026 (afati aktual është qershor 2023) dhe do të bëhet një nga tre lojtarët më të paguar në skuadër, duke fituar rreth 17 milionë euro në sezon.

Leave A Comment