• Home
  • Premier League
  • Conte “hap dyert” për Eriksen, mesazhi i trajnerit që te Interi desh e hoqi por pastaj e konfirmoi…

Conte “hap dyert” për Eriksen, mesazhi i trajnerit që te Interi desh e hoqi por pastaj e konfirmoi…

Antonio Conte ka komentuar rikthimin e Christian Eriksen në Premier League. Danezi iu bashkua Brentfordit më 31 janar dhe filloi stërvitjen me grupin të hënën.

Trajneri i “Spurs” ndau një sezon e gjysmë me mesfushorin danez tek Interi, me Eriksen që luajti një rol kryesor veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke kontribuar në fitimin e titullit zikaltër pas 11 vitesh:

“Eriksen është pjesë e historisë së Tottenham; mundësi për të, për mua dhe për klubin. Jam lumturuar i pari që e shoh përsëri në fushë, sepse kaluam një kohë të mirë tek Interi bashkë. Ne fituam kampionatin dhe kaluam dy sezone të rëndësishme së bashku.

I uroj atij më të mirën për të ardhmen. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Do të ishte mirë që ta stërvisja përsëri dhe të punonim së bashku”.

Leave A Comment