• Home
  • Premier League
  • Conte zbulon prapaskenën: Më kanë thënë se më kanë kërkuar, por nuk e di nëse është e vërtetë

Conte zbulon prapaskenën: Më kanë thënë se më kanë kërkuar, por nuk e di nëse është e vërtetë

Tottenham ka ndërruar marsh nën drejtimin e Antonio Conte-s. Trajneri italian ka arritur të lërë shenjë menjëherë në lojën e Spurs, duke mos pësuar asnjë humbje për një kohë të gjatë (6 fitore dhe 3 barazime në 9 ndeshjet e para të kampionatit) para dy humbjeve radhazi të pësuara kundër Chelsea-t dhe Southampton-it.

Tani, klubi londinez pritet të reagojë kundër Wolves, ndeshje që mund t’i afrojë përsëri Spurs me zonën Champions, që për momentin është larg katër pikë, por skuadra e Conte-s ka luajtur tri ndeshje më pak.

Pikërisht në prag të një ndeshje të rëndësishme për Kane me shokë, Conte i është përgjigjur edhe dida pyetjeve të merkatos, mes së tashmes dhe të kaluarës. Ish-trajneri i Inter-it ka zbuluar edhe një prapaskenë që ka lidhje me Manchester United. Bëhet fjalë për kohën kur Conte ishte akoma futbollist.

“Do të më kishte pëlqyer të luaja në Premier League. Kam provuar ta realizoja këtë dëshirë. Jam i gëzuar që Ferguson më ka përmendur sepse do të thotë se i pëlqen ideja ime e futbollit”, ka thënë italiani.

“Kandidat për stolin e United? E di se ka patur në të kaluarën një moment gjatë të cilit United më donte aty që të luaja me ata. Të paktën kështu më ka thënë menaxheri im, nuk e di nëse është një gënjeshtër apo e vërtetë”.

Një aventurë së cilës i ka shkuar afër edhe si trajner kohët e fundit, por që as këtë herë nuk është konkretizuar.

Leave A Comment