• Home
  • La Liga
  • Courtois “eliminon” PSG-në dhe zbulon ëndrrën: Ja çfarë dua të bëj para se të tërhiqem

Courtois “eliminon” PSG-në dhe zbulon ëndrrën: Ja çfarë dua të bëj para se të tërhiqem

“Ëndërroj të fitoj një Champions League para se të tërhiqem”.

Thibaut Courtois ka motivuar Real Madrid tri javë para ndeshjes së parë të 1/8-ave të Champions League kundër Paris Saint-Germain:

“Është një kundërshtar i fortë, do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe e luftuar, një finale e parakohshme. Ne jemi mirë dhe mendoj se do të arrijmë të kualifikohemi. Detajet do të kenë vendimtare, një pritje ose një gol. Duhet të jemi të përqendruar dhe të bashkuar”, ka thënë portieri belg për AS.

“PSG ka lojtarë shumë të mëdhenj si Messi, Mbappe, Neymar… por është më shumë se kaq. Është një skuadër të kompletuar, me talente në çdo repart”.

Objektivi: “Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Champions League me Real Madrid, por nuk është një fiksim. Real Madrid është në historinë e Champions League dhe do të ishte shumë e bukur të bëhesha pjesë e kësaj historie.

“Kam fituar tituj të rëndësishëm, si Premier League dhe La Liga, dhe të tjerë në Europë. Por për të kompletuar koleksionin tim të trofeve do të doja të fitoja një Champions League para se të tërhiqem”.

Leave A Comment